Varianti Delta në Shqipëri, çfarë ndryshon? Brataj: Nuk po tregon një agresivitet më të lartë

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 08:55 | Aktualitet
Varianti Delta në Shqipëri, çfarë ndryshon? Brataj: Nuk po

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, ishte i ftuar mëngjesin e së martës në "Dita jonë", nga ku foli për situatën e pandemisë në vendin tonë, pas konfirmimit të rasteve të para me variantin Delta.

Brataj u shpreh se pavarësisht konfirmimit të rasteve me variantin indian, e rëndësishme është se ky variant nuk po tregon një agresivitet më të madh se i kaluari.

“Ky variant do të mbizotërojë me të gjitha mutacionet, Delta ka edhe 3 variante. Për fat të mirë, ky variant nuk po tregon një agresivitet më të lartë, përkundrazi po tregon se ata që kanë kryer vaksinën nuk po përfundojnë në spital. Periudha e inkubacionit është 2-3 ditë më e vogël se varianti i mëparshëm”.

Brataj përmend edhe simptomat e variantit Delta. “Ky variant ka më tipike rrufën, që paraqitet me sekrecione nga hundët, dhimbje fyti, dhimbje koke, por edhe me të vjella dhe diarre. Numri i pacientëve në spital na bën të jemi të qetë”, tha Brataj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/26/komiteti-i-eksperteve-nuk-ndryshon-masat-rakacolli-te-shtruarit-ne-spitale-te-pavaksinuar/
https://a2news.com/2021/07/26/kercenimi-me-i-madh-ekspertet-te-shqetesuar-per-variantin-delta-mund-te-pesoje-mutacione-te-tjera/

A2 CNN Livestream

Latest Videos