
Pas zjarreve të dyshuara të qëllimta në jug të vendit edhe në Kukës, është shënuar vatra e parë zjarri në pyje për këtë vit, ndonëse temperaturat janë ende të ulëta dhe gjatë natës zbresin nën zero.
Vatra e zjarrit u shfaq në Njësinë Administrative Malzi të Kukësit, në zonën e quajtur Shtane duke përfshirë një sipërfaqe pyjore me dushqe dhe dëllinja. Ndërsa Bashkia, shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor për përpiqen të shuajnë vatrën, mësohet se zjarri ka përshkuar një sipërfaqe prej 8-10 hektarë.
Për shkak të terrenit mjaft të thyer malor, grupet e punës ecin në këmbë, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit është i vështirë, e favorizuar nga erërat e forta që përhapin flakët. Hetimet e nisura kanë ngritur dyshime se vatra e zjarrit mund të jetë e qëllimshme. (A2 Televizion)