Vatrat në pyjet e Korçës, zjarret djegin 15 hektarë pisha dhe bimësi të ulët

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 16:45 | Aktualitet
Vatrat në pyjet e Korçës, zjarret djegin 15 hektarë pisha

Prej më shumë se 24 orësh, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të fshatrave Leshnjë, Lubonjë dhe Roshanj, në rrethin e Korçës.

Zjarri ka përfshirë 15 hektarë me pishë dhe bimësi të ulët, ndërsa në terren kanë dalë më shumë se 30 forca të shërbimit zjarrfikës, të ndihmuara edhe nga efektivët e dy njësive administrative Vithkuq dhe Mollaj.

Terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve të shërbimit zjarrfikës si dhe izolimin e vatrave, të cilat, të favorizuara edhe nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi, duke krijuar vatra të tjera zjarri në të gjithë masivin pyjor të 3 fshatrave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos