Përgatitjet për vitin e ri akademik, ministrja Kushi takon rektorët

Nga A2 CNN
26 Tetor 2020, 20:45 | Aktualitet

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit Evis Kushi zhvilloi një takim me rektorët e universiteteve publike dhe private me të cilët bisedoi në lidhje me masat e ndërmarra për fillimin e mësimit në auditorë.

Ministrja Kushi nënvizoi edhe njëherë vështirësinë që do të ketë ky vit për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe përgëzoi rektorët për përgatitjet e tyre të deritanishme.

“Ofrova të gjithë gatishmërinë time personale dhe institucionale për të bashkëpunuar me universitetet në çështje me interes të përbashkët, ku në thelb është pa dyshim mbrojtja e shëndetit të gjithsecilit, respektimi i masave anti-COVID, shërbimet akoma më të mira për studentët dhe rritja e cilësisë së arsimit të lartë”, tha ministrja Kushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos