“Portieri i gafave” kthehet në Premier League

Nga A2 CNN
8 Shtator 2022, 16:38 | Futboll
“Portieri i gafave” kthehet në Premier League

Pas eksperiencës së fundit me Union Berlin në Gjermani, Loris Karius përgatit rikthimin në Premier League, teksa është pranë firmës me Newcastle. Pasi përfundoi kontratën me Liverpool, portieri është i lirë nga detyrimet dhe mund të bashkohet me klubin e ri, edhe pas përfundimit të merkatos.

Gardiani i gafave ndaj Real Madrid në finalen e Champions League, në vitin 2018, tashmë është gati t’ia nisë nga e para në Angli. Te Newcastle së fundmi është dëmtuar portieri i dytë, Karl Dalow që ka probleme me ligamentet e kyçit dhe pritet të mungojë për një kohë të konsiderueshme.

Kështu, drejtuesit e Newcastle kanë menduar të nënshkruajnë Karius. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos