Vdekja e “Princit” të Camorra-s, autoritetet nuk lejojnë funeralin publik

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2021, 21:45 | Bota
Vdekja e “Princit” të Camorra-s, autoritetet nuk lejojnë

Kuestura e Napolit ka vendosur të mos lejojë asnjë ceremoni për varrimin e bosit të Kamorrës së Re, Raffaele Cutolo. Në këtë mënyrë funerali i tij nuk do të jetë publik.

Cutolo ishte i burgosuri më i vjetër në regjimin 41bis dhe ndërroi jetë të mërkurën në burgun e Parmës.

Pas autopsisë, që pritet të kryhet të shtunën, trupi i tij do të transferohet në Ottaviano, atje ku kishte bazën dhe organizata mafioze.

I lindur në 4 nëntor 1941, Cutolo u shkëput nga Camorra tradicionale për të krijuar organizatën e tij. Gjatë karrierës kriminale fitoi epitete të ndryshme, si “Ungjilli”, “Princi”, “Profesori” dhe “Murgu”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos