Vdes 56-vjeçari në Vlorë, ndërhyri për të tërhequr vëllain nga një konflikt i çastit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2019, 17:06 | Kronikë
Vdes 56-vjeçari në Vlorë, ndërhyri për të

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në Vlorë, ku një person ka mbetur i vdekur. Nga raportimet paraprake thuhet se vrasja ka ndodhur në zonën e plazhit të vjetër. Viktima konfirmohet se është Stavri Mino, 56 vjeç.

Burime për A2 thonë se Mino ka qenë pjesë e një grupi prej katër personash që janë përleshur për një konflikt të çastit. Ai dyshohet të jetë rrëzuar dhe përplasur në pjesën e pasme të kokës, çka ka rezultuar fatale.

Dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes sqarojnë se Miho, u përfshi në konflikt për të tërhequr vëllain. I cili u përfshi në konflikt me pronarin e një lokali. Sipas tyre Miho, u rrëzua e u përplas në një gur.

Sipas Policisë së Vlorës janë shoqëruar 3 shtetas, A.M., A.H., dhe N.H., si autorët kryesorë të përfshirë në konflikt. “Nga këqyrja paraprake viktima nuk ka shenja dhune të dukshme, megjithatë po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos