Vrasësi i pamëshirshëm i Yorkshire, Peter Sutcliffe, i cili në vitet 1970 mbolli terror në veri të Anglisë dhe u shpall fajtor për masakrën e 13 grave, vdiq në moshën 74-vjeçare në spital, ku refuzoi trajtimin për infeksionin Covid-19, raporton BBC.
Ish-oficeri i policisë Bob Bridgestock, i cili hetoi çështjen e vrasësit serial në atë kohë, tha se "nuk do të derdhë asnjë lot" për vdekjen e tij.

Vdekja e Sutcliffe "i jep disi fund kësaj historie", tha djali i viktimës së tij të parë, i cili ishte pesë vjeç kur nëna e tij 28-vjeçare u vra në 1975 nga maniaku serial.
Sutcliffe, i cili u shpall fajtor edhe për tentativë vrasjeje të shtatë grave, u dënua në 1981. Ai kaloi tre dekada në Spitalin Broadmoor para se të transferohej në HMP Frankland në Qarkun Durham në 2016.
Vrasjet e tij filluan me nënën e katër fëmijëve Wilma McCann, 28 vjeç, e cila u godit me një çekiç dhe u qëllua me thikë 15 herë, në tetor 1975.

I dënuar me 20 burgime të përjetshme, nga 1984 ai u transferua në një zonë të sigurisë maksimale të Spitalit Broadmoor në bazë të një diagnoze të skizofrenisë paranojake. I deklaruar i shëruar nga mjekët dhe në gjendje për t’u kthyer në burg, në 2016 ai u transferua në Burgun Frankland në Qarkun Durham.
Në 2010, Gjykata e Lartë Britanike vendosi që vrasësi i Yorkshire nuk mund të ishte kurrë i lirë.

Emrat e 13 grave të vrara nga Peter Sutcliffe
Wilma McCann, 28 vjeç, Leeds, tetor 1975
Emily Jackson, 42 vjeç, Leeds, janar 1976
Irene Richardson, 28 vjeç, Leeds, shkurt 1977
Patricia Atkinson, 32 vjeç, Bradford, prill 1977
Jayne McDonald, 16 vjeç, Leeds, qershor 1977
Jean Jordan, 21 vjeç, Mançester, tetor 1977
Yvonne Pearson, 22 vjeç, Bradford, janar 1978
Helen Rytka, 18 vjeç, Huddersfield, janar 1978
Vera Millward, 41 vjeç, Manchester, maj 1978
Josephine Whittaker, 19 vjeç, Halifax, maj 1979
Barbara Leach, 20 vjeç, Bradford, shtator 1979
Marguerite Walls, 47 vjeç, Leeds, gusht 1980
Jacqueline Hill, 20 vjeç, Leeds, nëntor 1980 (A2 Televizion)