Vdes një 59-vjeçar nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 19:35 | Kosova
Vdes një 59-vjeçar nga koronavirusi në Kosovë

Një 59-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e së hënës, në Klinikën Infektive në Kosovë, i prekur nga Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, viktima është shtetasi me inicialet A.H., nga komuna e Prizrenit, i diagnostikuar me Covid-19.

“Pacienti po trajtohej prej ditësh në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive dhe kishte edhe sëmundje tjetër shoqëruese”, thuhet në njoftim të ministrisë.

Deri tani në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13,262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1,032 raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos