Ndërmjetësuesi Kosovë-Serbi, Grenell planifikon të tërhiqet si ambasador në Gjermani

Nga A2 CNN
24 Maj 2020, 19:03 | Kosova
Ndërmjetësuesi Kosovë-Serbi, Grenell planifikon të

Richard Grenell, i cili është gjithashtu i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, po planifikon të tërhiqet nga posti i ambasadorit në Gjermani.

Fillimisht ky lajm është dhënë nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, ndërsa është konfirmuar në Twitter edhe nga ambasadori Grenell.

“E vërtetë”, shkroi shkurt ai rreth lajmeve për largimin e tij nga posti në Berlin. Po sipas agjencisë gjermane DPA,  ai do te zëvendësohet përkohësisht nga Robin Quinville, zëvendësshefe e misionit në ambasadë.

Njoftimi vjen vetëm pak ditë pasi Senati amerikan konfirmoi në postin e drejtorit të përhershëm të Inteligjencës Kombëtare ligjvënësin John Ratcliffe, i cili zëvendësoi Grenell dhe është gjithashtu një aleat i fortë politik i presidentit Donald Trump. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos