All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Vdes pak ditë para ditëlindjes së tij të 128-të, njeriu më i moshuar në botë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 07:53 | Bota
Vdes pak ditë para ditëlindjes së tij të 128-të, njeriu
All - Paragraf - 1

Ka ndërruar jetë në Brazil njeriu i konsideruar si më i moshuari në botë, pak ditë para ditëlindjes së tij të 128-të. Jose Paulino Gomes ka lindur më 4 gusht 1895, sipas regjistrave të zyrës së gjendjes civile të Pedra Bonita, një qytet në shtetin e Minas Gerais. Edhe pse certifikata e lindjes nuk ekziston më në zyrën e gjendjes civile, data e lindjes së tij përmendet në certifikatën e martesës në vitin 1917.

Megjithëse familja nuk është e sigurt për moshën e tij, duke qenë se ka pasur disa raste të lidhjeve të gabuara në vend, sipas zyrtarëve të gjendjes civile në vend, mosha e Gomes duket të jetë e saktë. Data e shënuar në certifikatën e martesës, sipas avokatit, rezulton e vërtetë dhe burri sigurisht ka lindur para vitit 1900.

All - Paragraf - 3

Jose Paulino Gomes i mbijetoi dy luftërave botërore dhe tri pandemive, për të vdekur nga dështimi i shumëfishtë i organeve, i shkaktuar nga pleqëria. Ai la pas 7 fëmijë, 25 nipër e mbesa, 42 stërnipër dhe 11 stër stërnipër. Sipas familjes, deri katër vjet më parë, njëqindvjeçari hipte ende në kalë. Kurse mbesa e tij Eliane, e përshkroi gjyshin e saj si një njeri të thjeshtë, i përulur.

“E veçanta e tij ishte se nuk i pëlqente asgjë industriale: vetëm gjërat nga fshati, natyrale. Ai rriti pula dhe derra... dhe ushqimi i tij vinte i gjithë nga këtu, ai donte që të rritej këtu. Dhe gjithmonë i pëlqente të pinte diçka", tha ajo. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos