











“Një zhytës veteran i Marinës që dha frymën e fundit në nëndetësen Titan.” Kështu e përshkruan njerkun e tij Paul Henri Narzolet, Paul Pascal.
Në një intervistë për britaniken “Mail Online”, 31-vjeçari thekson se njerku i tij i kuptonte plotësisht rreziqet e natyrshme në një udhëtim në rrënojat e Titanikut.
“Kushdo që hyn në këto nëndetëse i di rreziqet”, shtona ai.
Pas lajmit tragjik të djeshëm, Pascal pranon se është ende në gjendje shoku.
“Gjatë gjithë javës së kaluar, besova se një mrekulli mund të ndodhte. E di që ai e donte oqeanin dhe veçanërisht Titanikun, por po mendoja t'i thosha kur të kthehej nga ky udhëtim të ndalonte eksplorimin në det të thellë”, thekson ai për gazetën britanike.
77-vjeçari kishte marrë pjesë në më shumë se 35 zhytje në mbetjet e Titanikut. Kjo është arsyeja pse Pascal e përshkruan si ekspertin më të mirë të Titanikut në botë.
Zoti “Titanic" vdiq në... shtëpinë e tij
77-vjeçari Paul Henri Narzolet, veteran i Marinës kishte drejtuar disa misione drejt rrënojave të Titanikut. Ai numëron 35 zhytje. Po ashtu, Narzolet ka mbikëqyrur rikuperimin e 5000 objekteve.
I njohur si " Zoti Titanik ", ai ka eksploruar pjesët më të thella të oqeaneve prej vitesh dhe ishte pjesë e ekspeditës së parë që vizitoi rrënojat e Titanikut në 1987, vetëm dy vjet pasi u zbulua nga një nëndetëse autonome.
Ai ka lindur në Chamonix të Francës, ndërsa fëmijërinë e ka kaluar me prindërit në Afrikë.
Narzolet kaloi 22 vjet në marinën franceze, duke u ngritur në gradën e komandantit. Më vonë, iu bashkua Institutit Francez të Kërkimeve Detare, i cili është i specializuar në eksplorimin e deteve të thella.
Ai ishte drejtor i kërkimit nënujor për RMS Titanic, Inc., e cila organizon ekspedita në rrënojat për të rikuperuar objekte.
“Nëse je11 metra ose 11 kilometra poshtë, nëse ndodh diçka e keqe, rezultati është i njëjtë. Kur je në ujë shumë të thellë, je i vdekur para se të kuptosh se diçka po ndodh, kështu që nuk është problem ”, kishte thënë ai në vitin 2019. (A2 Televizion)