Veliaj dërgon ndihma në Korçë, premton ndërtimin e disa shtëpive

Nga A2 CNN
4 Qershor 2019, 12:51 | Aktualitet

Tre kamionë me ndihma janë nisur nga Tirana për banorët e zonave të prekura nga tërmeti në Korçë. Pas thirrjes se kryetarit Erion Veliaj janë mbledhur ndihma në ushqime, veshje, batanije ndërsa ai vetë kontribuoi me veshje dhe ushqime për fëmijë.

Kandidati socialist premtoi se në mandatin e dytë, qe ne mbledhjen e parë të këshillit bashkiak, do të miratohet një fond për ndërtimin e disa prej shtëpive të dëmtuara në fshatrat e Korçës. “Ndoshta ne nuk i ndërtojmë të gjitha, Qeveria do t’i bëjë vetë, Korça do t’i bëjë vetë, por ne se Bashkia e Tiranës duam të marrim një numër shtëpish që t’i ndërtojmë si dhuratë e qytetarëve të Tiranës”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos