Për familjen Hernandez me siguri që ishte një prej krenarive më të mëdha që dy djemtë e tyre do të luanin bashkë për Francën në Botëror. Në fakt, Didier Deschamps, i nday dy vëllëzerit, Lucas dhe Theo, pasi zgjodhi mbrojtësin e Bayern para atij të Milanit, për ndeshjen debutuese në “Katar 2022” kundër Australisë. Fati e desh që Lucas të dëmtohej që në minutat e para, duke i dhënë lamtumirën Botërorit, por mbiemri Hernandez do të vazhdojë të shihet në fushë, pasi Theo e zëvendësoi denjësisht. Megjithatë, dy vëllezërit ishin të dy bashkë kur “Gjelat” fituan Nations League.Edhe në familjen Hazard, në Belgjikë, krenaria është e madhe. Ky në Katar është Botërori i dytë që dy djemtë, Eden dhe Thorgan, luajnë bashkë. Sigurisht që vëllai i madh, Eden, është protagonist dhe Thorgan është rezervë.Mes gjithë vëllezërve “botërorë” askush nuk është më me fat, të paktën deri tani, sesa Robert dhe Jack Charlton. Dy “kalorësit e Mbretërisë” ishin protagonistë në suksesin e vetëm të Anglisë në Kupën e Botës, atë të luajtur në shtëpi në vitin 1966. Bobby sigurisht ishte ylli i “3 Luanëve” me 49 gola, ndërsa Jack (i cili ndërroi jetë së fundmi) ka realizuar 6 gola në 35 ndeshje.Brazili ka pasur disa nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, por vëllezër të suksesshëm është e vështirë të gjesh të kenë luajtur bashkë. Vëllezërit e Seleçaos kanë 11 vite diferencë në moshë dhe kur Doktori Socrates mbyllte karrierën në vitin 1988, vëllai i tij i vogël Rai hidhte hapat e parë. Por nëse Socrates është më i famshmi nga të dy, me 60 ndeshje dhe 22 gola, Rai mund të mburret se ka qenë pjesë e kombëtares kampione bote të vitit 1994, edhe pse jo si protagonist.Dy vëllezërit Toure ishin pjesë e brezit të artë të Bregut të Fildishtë. Yaya dhe Kolo shkëlqyen në karrierat e tyre në klube. Kolo, më i madhi, te Arsenal, Manchester City dhe Liverpool, ndërsa Yaya te Barcelona e më pas te Manchester City. Kombëtaren e vendit të tyre e çuan në 3 Botërorët e vetëm në të cilët ka marrë pjesë, 2006, 2010 dhe 2014.Vëllezërit Michael dhe Brian Laudrup janë pjesë e historisë së futbollit danez. Megjithatë, vetëm njëri prej tyre mori pjesë në suksesin më të madh të skuadrës së tyre kombëtare, Euro 1992. Michael refuzoi të luante në atë turne për shkak të problemeve me trjanerin Richard Møller Nielsen, pa e ditur që vëllai dhe shokët do të triumfonin në fund.Të famshëm janë edhe vëllezërit Neville, të cilët kanë edhe një rekord të veçantë në kombëtare: 0 gola të shënuar, edhe pse kanë luajtur 85 ndeshje Gary dhe 59 Phil. Bashkë kanë mbajtur për disa vite krahët e mbrojtjes së Anglisë dhe Manchester United, por më shpesh Phil ka qenë rezervë, për shkak të konkurrencës më të madhe në krahun e tij.Një rast i veçantë brenda rasteve të veçanta është ai i vëllezërve De Boer, binjakë. Të lindur më 15 maj 1970, të dy, Frank dhe Ronald, kanë shkruar faqe të rëndësishme të historisë së futbollit holandez dhe atij spanjoll, me fanellën e Barcelonës. Frank ka luajtur si mbrojtës i majtë e më pas si qendërmbrojtës, ndërsa Ronald sulmues krahu. Bashkë fitojnë 4 tituj kampion në Holandë, 1 Champions League, 1 Superkupë UEFA, 1 Kupë Interkontinentale. Në kombëtare kanë luajtur bashkë 3 Europianë dhe 2 Botërorë.
Skuadrat e futbollit dihet që janë si një familje e dytë, sidomos ato kombëtare që grumbullohen për të luajtur në një turne të madh, siç është Kupa e Botës. Por në disa raste familja është në kuptimin e parë të fjalës. Në fotogalerinë e mësipërme do të njiheni më vëllezërit më të famshëm që kanë luajtur për kombëtaret e tyre në Kupën e Botës. (A2 Televizion)