Vendet më të rrezikshme për t’u ulur në avion

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 10:51 | Bota

Shanset për të vdekur në një aksident ajror janë rreth 1 në 11 milionë, por mundësia për të mbijetuar varet nga zgjedhja e ndenjëseve.

Një ekspert i aviacionit zbulon një shkallë vdekshmërie prej 44 për qind për udhëtarët që ulen në sediljet e korridorit në mes të avionit, krahasuar me 28 për qind për ata që ulen në sediljet e pasme.

Profesor në Universitetin Qendror të Queensland Doug Drury shkruan se për shkak se sediljet në korridor nuk ofrojnë pikë ndarëse, pasagjeri ka të ngjarë të goditet nga sende të ndryshme gjatë përplasjes.

Udhëtarët që nuk janë në gjendje të sigurojnë vendet më të sigurta mund të kenë fat më të mirë, duke mbijetuar në sediljet e mesit dhe të dritares, të pjesës së mesme të avionit.

Megjithatë, shanset për të vdekur në një aksident avioni kanë pak të bëjnë me vendin ku jeni ulur dhe më shumë me rrethanat e rrëzimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos