Vendi i vetëm në botë pa mushkonja

Nga A2 CNN
18 Shtator 2022, 11:05 | Lifestyle
Vendi i vetëm në botë pa mushkonja

Kruarje dhe bezdi. Këto janë disa nga pasojat e të jetuarit me mushkonja, të cilat janë gjithmonë të pranishme në Shqipëri, sidomos gjatë verës.

Por, ekziston një vend në botë që nuk e ka këtë problem dhe ky vend është Islanda. Arsyeja kryesore për mungesën e mushkonjave në territorin e këtij shteti është klima islandeze. Gjatë dimrit, temperatura mesatare është zakonisht 1-2 gradë Celsius, ndërsa në verë rritet në rreth 12 gradë Celsius. Megjithatë, nuk është kjo e vetmja arsye.

https://a2news.com/2019/09/05/mushkonja-tiger-problem-ne-europe-por-pushtimi-i-saj-filloi-nga-shqiperia/

Arsyet e tjera pse mushkonjat nuk mund të ambientohen në Islandë lidhen me fazën riprodhuese dhe me ujin. Riprodhimi i këtyre insekteve ndodh gjithmonë në mjedise me lagështi, ku uji duhet të jetë i ndenjur dhe ku ka zona me hije dhe bimësi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/22/mushkonjat-pickojne-me-shume-keta-4-lloje-njerezish/

A2 CNN Livestream

Latest Videos