Vendimi drastik në Gjermani, të infektuarit e pavaksinuar nuk paguhen gjatë karantinës

Nga A2 CNN
22 Shtator 2021, 19:42 | Bota
Vendimi drastik në Gjermani, të infektuarit e pavaksinuar nuk paguhen

Gjermania merr një vendim tepër drastik në luftën ndaj pandemisë. Ata që nuk janë vaksinuar ndaj Covid-19 dhe infektohen nuk do të përfitojnë kompensim ose pagë për periudhën që do të futen në karantinë.

Vendimi do të zbatohet duke nisur nga 1 nëntori. Kritikët e konsiderojnë atë një masë të barabartë me vaksinimin e detyrueshëm.

Sipas skeptikëve, vendimi do të detyrojë shumë punonjës që të imunizohen pasi nuk mund ta përballojnë që të qëndrojnë në shtëpi pa të drejtë page, nëse infektohen me Covid-19. Ministri gjerman I shëndetësisë, Jens Spahn, u është përgjigjur këtyre kritikave duke theksuar se vendimi është I drejtë dhe se të tjerët nuk duhet të paguajnë për ata që vendosin të mos vaksinohen. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/12/uje-me-kripe-ne-vend-te-vaksines-mbi-8-mije-vete-duhet-te-rivaksinohen-ne-gjermani/

A2 CNN Livestream

Latest Videos