
Natalie Rise, nënë e dy fëmijëve, infemiere në Idaho. Ajo humbi jetën muajin e kaluar nga Covid-19. Nuk ishte e vaksinuar. Idaho është një nga 10 shtetet amerikane me nivelin më të ulët të vaksinimit, më pak se 45% të banorëve dhe javën e kaluar, vdekjet nga Covid-19 në ato shtete ishin katër herë më të larta se sa në 10 shtetet me nivel të lartë imunizimi, që kanë vaksinuar 62% të banorëve.
Por sa zgjat mbrojtja nga vaksina? Këtë po e shqyrton ende FDA, teksa vlerësojnë nevojën e një doze përforcuese. Këshilltarët votuan pro përdorimit emergjent të dozës së tretë të Pfizer për qytetarët 65 vjeç e sipër dhe ata që rrezikohen më shumë nga Covid-19, por FDA nuk e ka zyrtarizuar ende autorizimin.
Për aplikimin e një doze përforcuese ka aplikuar dhe Moderna, një veprim që pritet të bëhet edhe nga Johnson and Johnson, pasi njoftoi se doza e dytë e vaksinës së saj garanton 94% mbrojtje kundër infeksionit simptomatik.
Por për momentin, asgjë nuk mund të ndodhë, deri në vendimin e FDA. Këshilltarët e CDC për vaksinat, po nxisin marrjen e një vendimi, teksa pritet që Pfizer të paraqesë të dhënat për dozën e tretë.
“Po jetojmë aktualisht në një botë të cilën e quaj shkencë korrektuese, ne mësojmë, aplikojmë dhe më pas mësojmë sërish”, shprehet Michael Osterholm, universiteti i Minesotës.
“Është rrëmujë, e shëmtuar, por kjo ndodh nga pasiguria shkencore dhe kur ka një pasiguri të tillë, ne dëshirojmë t’i dëgjojmë të gjitha palët”, deklaroi Andy Slavitt, ish-këshilltar i Shtëpisë së Bardhë. (A2 Televizion)