Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Thaçi: Demokracia në Kosovë është pjekur

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 16:40 | Kosova
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Thaçi: Demokracia në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dalë në një deklaratë për shtyp pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hapi rrugën krijimit të qeverisë së re të udhëhequr nga LDK.

Kreu i Shtetit u shpreh se vendimi i Kushtetueses tregon se demokracia në Kosovë është pjekur dhe shtoi se pret formimin sa më shpejt të qeverisë së re për të vijuar me sfidat që përballet vendi.

“U dëshmua se në Kosovë është pjekur demokracia dhe funksionojnë me sukses institucionet e pavarura. Tani është hapur rruga për formimin e qeverisë së re të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Më tej, presidenti Thaçi shtoi se të gjitha hapat që ka ndërmarrë kanë qenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos