Vendimi i Gjykatës për Teatrin, PD thirrje SPAK: Të arrestohet sa më parë Erion Veliaj

Nga A2 CNN
4 Korrik 2021, 12:09 | Politikë
Vendimi i Gjykatës për Teatrin, PD thirrje SPAK: Të arrestohet sa

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të dy ditëve më parë të Gjykatës Kushtutese, lidhur me çështjen e Teatrit.

Në një deklaratë pë shtyp Çlirim Gjata, i bëri thirrje SPAK që të reagojë duke kërkuar arrestimin e kreut të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

"Shfuqizimi i ligjit special dhe VKM-së që i kalon pronësinë Bashkisë Tiranë, bën nul dhe antikushtetues çdo veprim të kryer nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet e tjera të përfshira, që duke përfituar nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese, shembën barbarisht Teatrin Kombëtar.

Këto veprime ANTIKUSHTETUESE, që nuk u ndalën përpara kërkesave të artistëve dhe qytetarëve, madje as përballë autoriteteve ndërkombëtare në fushën e trashëgimisë kulturore, si Europa Nostra, që e renditën Teatrin si objektin më të rrezikuar në Europë, përbëjnë provën më flagrante për abuzimin me pushtetin nga Edi Rama dhe Erjon Veliaj.

Autorët e këtij krimi të rëndë kushtetutes dhe ligjor, me pasoja të rënda për interesin publik duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë.

Ndaj sot Partia Demokratike i bën përsëri thirrje SPAK të arrestojë sa më parë Erion Veliajn si autorin dhe përgjegjësin direkt për shkatërrimin e një pasurie kombëtare, në kundërshtim me Kushtetuën dhe ligjet e vendit.

SPAK duhet të marrë gjthashtu nën përgjegjësi penale edhe çdo zyrtar publik të përfshirë në këtë paligjshmëri, duke filluar nga Edi Rama e deri tek çdo punonjës policie që u përfshi në aktin e dhunës për shembjen kriminale dhe antikombëtare të Teatrit.", thuhet mes të tjerash në deklaratë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos