
Partia Socialiste do të mbajë më datë 9 prill Kongresin Kombëtar të partisë. Në këtë Kongres, pritet të votohen nga delegatët ndryshimet statutore, ndërsa objektiv tjetër i socialistëve është dhe ripërtëritja e partisë nëpërmjet anëtarësimeve të reja.
Në Kongres, pritet të përcaktohen dhe objektivat për 4 vitet e ardhshme të qeverisjes.
Kongresi ishte parashikuar të mbahej fillimisht më 29 janar, por aktiviteti u shty për shkak të zgjedhjeve të pjesshme vendore. (A2 Televizion)