Refugjatët afganë nga Tirana në SHBA, sekretari i Shtetit Blinken: Faleminderit Shqipëri

Nga A2 CNN
22 Mars 2022, 23:06 | Politikë
Refugjatët afganë nga Tirana në SHBA, sekretari i Shtetit

Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka falënderuar zyrtarisht Shqipërinë për trajtimin e rezervuar refugjatëve afganë, që po fillojnë të transferohen drejt Shteteve të Bashkuara.

“Ndaj me ju lajmin që 212 afganë mbërritën sot nga Shqipëria në SHBA, shtëpia e tyre e re. Komshinjve tonë të rinj i themi, mirësevini dhe fat në këtë kapitull të ri të jetës. Falënderimet e mia speciale për ministren e Jashtme Olta Xhacka dhe popullit shqiptar për strehimin e miqve afganë”, ishin fjalët në postimin e tij zyrtar në Twitter të kryediplomatit amerikan.    

https://twitter.com/SecBlinken/status/1506376420464939020

Shtetasit afganë u strehuan për rreth 7 muaj në Shqipëri, pas marrjes së pushtetit në vendlindjen e tyre të forcave talebane.  Në ceremoninë e përcjelljes së tyre, ditën e djeshme,  morën pjesë ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim, e cila vlerësoi gatishmërinë e shtetit shqiptar. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/22/ceremoni-per-afganet-212-refugjate-lene-shqiperine-nisen-drejt-amerikes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos