
Partia Socialiste ka përshëndetur vendimin e Kushtetueses për zgjedhjet vendore të 2019-s. Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla, vlerësoi vendimin e Gjykatës ndërsa nuk nguroi të akuzonte demokratët për bojkotin e garës elektorale.
Balla kërkoi nga Presidenti Meta ta respektojë vendimin e të dekretojë përsëritjen e zgjedhjeve në 6 bashkitë pa kryetar.
“Respektimi i Gjykatës Kushtetuese është detyrim. Presidenti si institucion i rëndësishëm kushtetues duhet të marrë të marrë vendimmarrje në atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast. Këto lloj komunikimesh janë zhvilluar në kohën e duhur. Nuk duhet të harrojmë që është Presidenti ai që e ka këtë kompetencë”, deklaroi ai.
Për paditësen Voltana Ademi, vendimi I Kushtetueses është ende i paqartë. Kryebashkiakja e Shkodrës deklaroi se po pret argumentimin e vendimit, ndërsa paralajmëroi se çështjen do ta ndjekë në instanca të tjer
Në rast të përsëritjes së zgjedhjeve në Bashkitë vakante, Ademi shprehu gatishmërinë për të rikandiduar në Bashkinë e Shkodrës, nëse merr dhe mbështetjen politike. (A2 Televizion)