Vetëkarantinohen 3 anëtarë të Task Forcës kundër Covid-19 në Shtëpinë e Bardhë

Nga A2 CNN
10 Maj 2020, 12:07 | Bota
Vetëkarantinohen 3 anëtarë të Task Forcës kundër

Doktor Anthony Fauci dhe dy anëtarë të tjerë të Task Forcës, kundër koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, janë vetëkarantinuar pasi dyshohet se kanë pasur kontakte me një person të infektuar me virusin e ri vdekjeprurës.

"79-vjeçari Fauci, rezultoi negativ për Covid-19 në testimin e fundit, por ai do të vijojë të testohet rregullisht", deklaroi zëdhënësi i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, ku Fauci është dhe drejtor.

Robert Redfield, kreu i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, do ta zhvillojë punën e tij vetëm përmes telekonferencave në dy javët e ardhshme pas një ekspozimi me rrezik të ulët me një person në Shtëpinë e Bardhë që ka koronavirus, raportoi "Washington Post".

Ndërsa Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, Stephen Hahn, është në vetëkarantinë për disa javë pasi ka pasur kontakte me dikë që ka testuar pozitivisht për Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos