Edhe pse festimet e këtij viti për fitoren ndaj nazizmit nuk u zhvilluan siç do vit për shkak të rregullave të forta në fuqi kundër përhapjes së koronavirusit, në Rusi kanë gjetur një zgjidhje të veçantë për të shënuar 75-vjetorin e kësaj ngjarje të rëndësishme në historinë botërore.
Autoritetet ruse kishin organizuar një spektakël të vërtetë fishekzjarresh, të cilat zëvendësuan në një farë mënyre paradat ushtarake dhe ceremonitë solemne.
Presidenti Putin mbajti një fjalim të shkurtër në memorialin e luftës jashtë mureve të Kremlinit pa përmendur koronavirusin dhe duke u fokusuar vetëm në sakrificat e kaluara gjatë periudhës sovjetike. (A2 Televizion)