Vetëm Alex Ferguson e mbron, Solskjaer rrezikohet nga Conte

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 16:47 | Futboll
Vetëm Alex Ferguson e mbron, Solskjaer rrezikohet nga Conte

Edhe përpara humbjes turpëruese 5-0 në shtëpi me Liverpool, Ole-Gunnar Solskjaer rrezikonte postin te Manchester United. Por, pas disfatës me përmasa historike, e cila ishte më e rënda prej humbjes 7-1 në vitin e largët 1895, i gjithë ambienti kërkon largimin e trajnerit.

Vetëm legjenda Sir Alex Ferguson bën thirrje që norvegjezit ti jepet edhe një mundësi. Klubi është në një situatë jo-komode, pasi Solskjaer ka kontratë deri në vitin 2024 dhe dëmshpërblimi do të rëndonte arkat.

Alternativë për United është Antonio Conte, por edhe Zidane është në listën e preferencave në “Old Trafford”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos