“Vetëm duke vdekur ndahesh nga unë”, Amber Heard tregon në gjykatë kërcënimet e Johnny Depp

Nga A2 CNN
20 Korrik 2020, 13:18 | Showbiz
“Vetëm duke vdekur ndahesh nga unë”, Amber Heard tregon

Amber Heard i ka thënë gjykatës në Londër se Johnny Depp e ka kërcënuar disa herë me vdekje.

Në dëshminë e saj, Heard tha se Depp i kishte bërë të qartë se vetëm duke vdekur do të ndahej nga ai dhe e ka kërcënuar me jetë disa herë.

“Disa incidente kanë qenë shumë të rënda dhe unë kam pasur frikë se mos më vriste me gjakftohtësi ose në nerva e sipër. Më ka thënë me gojë që do të më vriste, më ka thënë disa herë”, tha aktorja.

https://a2news.com/2020/07/13/shikoni-se-sa-patetik-ishte-amber-heard-nxjerr-foton-turperuese-te-johnny-depp/

Heard dëshmoi në javën e tretë të gjyqit të Depp, i cili ka paditur News Group Newspapers (NGN) pasi në një artikull të “The Sun” në vitin 2018, aktori i famshëm 57-vjeçar është quajtur “dhunues grash”, gjë që protagonisti i sagës “Piratët e Karaibeve” e mohon.

Avokatët e NGN po mbrohen duke u bazuar në 14 pretendimet për abuzim të Amber Heard, por Depp mohon që ka abuzuar ndonjëherë me ish-bashkëshorten e tij, madje thotë që në marrëdhënien e tyre, ka qenë ai i abuzuari. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/15/brenda-kuzhines-se-shkaterruar-dhe-me-gjak-te-johnny-depp/

A2 CNN Livestream

Latest Videos