
Vllaznia ka marrë humbjen e dytë radhazi në Kategorinë Superiore, teksa është mundur këtë të premte 1-0 nga Kastrioti.
Shkodranët e nisën keq ndeshjen pasi Arsid Kruja e la ekipin me një lojtar më pak në mesin e pjesës së parë. Ndërkohë, goli i vetëm i sfidës u shënua nga Zogaj në minutën e 66-të.
Në ndeshjen tjetër të kësaj të premteje, Bylisi fitoi minimalisht me Egnatian. Sfida u vendos nga goli i shënua nga Ruçi në minutën e dytë të shtesës.
Pas këtyre dy ndeshjeve, Vllaznia bie në vendin e 6 me 19 pikë, Kastrioti shkon në kuotën e 18 pikëve. Egnatia mbetet në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Bylisi ngjitet në vendin e 8 me 15 pikë. (A2 Televizion)