Real Madrid blen talentin më të madh brazilian

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 17:58 | Futboll
Real Madrid blen talentin më të madh brazilian

16-vjeçari Endrick, talenti më i madh i futbollit brazilian, është nga sot lojtari i ri i Real Madrid.

Madrilenët e blenë adoleshentin nga Palmeiras dhe ai do të bashkohet me kampionët në fuqi të Evropës në vitin 2024, kur të bëhet 18 vjeç. Deri atëherë, ai do të luajë te Palmeiras, sipas marrëveshjes mes dy klubeve.

Sipas AS, Real e ka blerë brazilianin për 35 milionë euro, plus 25 nëse arrihen objektivat e caktuar: fitorja e çmimit Golden Boy, ndeshjet si titullar, golat e shënuar apo titujt e fituar.

Kështu, do të arrihej një shifër rreth 60 milionë euro.

Endrick është kërkuar edhe nga Barcelona, PSG dhe Chelsea, por dëshira e tij ishte të vishte fanellën e Realit, ashtu siç bënë Vinicius dhe Rodrygo. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=ZyBxrOrxp78

A2 CNN Livestream

Latest Videos