Vetingu në politikë, Basha: Zgjidh korrupsionin dhe krizën ekonomike

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 09:07 | Politikë
Vetingu në politikë, Basha: Zgjidh korrupsionin dhe krizën

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka përsëritur qëndrimin për vetingun e politikanëve, që sipas tij do të zgjidhë krizën ekonomike dhe korrupsionin në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste dhe jo për familjet dhe sipërmarrësit.

Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme.

Sipas Bashës, kjo krizë po varfëron qytetarët dhe po largon të rinjtë e të rejat nga vendi.

“Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vetingu në politikë!” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos