Vetting-u në polici, Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Presidentit Ilir Meta

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 21:15 | Politikë
Vetting-u në polici, Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e

Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, pa asnjë surprizë rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta, i cili kishte kthyer për rishqyrtim ndryshimet ligjore për vetting-un në polici.

Argumentet e paraqitura me shkrim, këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishi, i parashtroi edhe një herë përballë deputetëve socialistë. Sipas tij, këto ndryshime vënë nën presion trupën policore.

Nga krahu i qeverisë ishte ministri i Brendshëm në detyrë, Besfor Lamallari, i cili argumentet e zyrës së Presidentit i cilësoi si supozime të paqena dhe me karakter politik. 

Në mbedhje nuk munguan as tonet e ngritura.

Krahas rrëzimit të dekretit, komisioni miratoi edhe zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit të skaduara deri më 30 prill në mënyrë që qytetarët të kenë një dokument të vlefshëm për të votuar në zgjedhjet parlamentare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos