All - Paragraf - 1
Kur na ndajnë 16 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka publikuar numrin e votuesve të rinj, që do kenë mundësi të votojnë këtë vit.
Në një postim në faqen e tij në Facebook, kreu i KQZ-së bën të ditur se janë 107 024 votues të rinj që do të kenë mundësinë të votojnë në 25 prill.
All - Paragraf - 3
“107,024 të rinj do të votojnë për herë të parë në 25 prill 2021. KQZ mbështet CoE Office in Albania dhe Akademia e Studimeve Politike në fushatën informuese për të rinjtë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Celibashi.
Më pas ai ka publikuar edhe një video ku tregon mënyrën e duhur për të plotësuar fletën e votimit. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2