“Victoria’s Secret” prezanton modelen e parë me sindromën “Down”

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2022, 08:46 | Lifestyle

Sofia Jirau ka shkruar historinë, duke u bërë modelja e parë e Victoria’s Secret me sindromën “Down”.

24-vjeçarja nga Porto Riko u shpreh: “Kam ëndërruar për këtë gjë, kam punuar shumë dhe më në fund e realizova ëndrrën. Tani mund ta zbuloj sekretin tim të madh: Jam modelja e parë e Victoria’s Secret me sindromën Down”.

Jirau e ka nisur karrierën në modeling në vitin 2019, në vendlindjen e saj, me dyqanin “online” Alavett. Një vit më pas, debutoi në Javën e Modës së Nju-Jorkut.

Tashmë, modelja nga Porto Riko i bashkohet markës së famshme për të brendshme, në një kohë kur Victoria’s Secret po mundohet të distancohet nga imazhi i “engjëjve” dhe t’i përafrohet të gjitha llojeve të grave. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/18/victorias-secret-braktis-engjejt-zgjedh-imazhet-e-reja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos