Banda e hajdutëve grabit në mes të ditës dyqanin e Apple në Londër

Nga A2 CNN
17 Korrik 2022, 22:23 | Bota

Të armatosur dhe të maskuar, një grup personash kanë grabitur një dyqan të Apple pak pas mesditës së kësaj të diele në Londër.

Policia angleze ka raportuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 me atë lokale, ndërsa u telefonua nga qytetarët për ngjarjen.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se një grup personash, numri i të cilëve nuk është bërë ende i ditur, të maskuar dhe disa prej të cilëve edhe me armë zjarri, kanë hyrë me forcë në dyqan dhe kanë marrë çfarë kanë mundur. Ata janë larguar me shpejtësi nga dyqani teksa kishte marrë tableta, iPhone, e laptopë.

Ndërkohë, raportohet se ata i kanë marrë me forcë telefonat edhe klientëve që ndodheshin në dyqan në ato momente.

Policia ka shpërndarë edhe videon e kamerave të sigurisë, ndërsa u kërkon qytetarëve raportojnë nëse arrijnë të identifikojnë ndonjë nga autorët e ngjarjes së paprecedentë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos