Një moment i frikshëm është regjistruar në një cirk në Rusi, ku një ari “xheloz” sulmoi trajneren e tij shtatzënë gjatë një shfaqjeje.
E gjithë ngjarja u regjistrua përpara qindra fëmijëve dhe prindërve të tyre të cilët ishin të pranishëm për të ndjekur shfaqjen e cirkut në qytetin Oryol në perëndim të Rusisë.
Fatmirësisht, gruaja shpëtoi vetëm me disa gërvishtje, falë ndërhyrjes në kohë dhe të dy kolegëve të saj.
Trajnerja mundohet të shpjegojë incidentin duke thënë se ariu është sjellë çuditshëm kohët e fundit dhe ajo dyshon se kjo mund të ketë ndodhur se ai ishte xheloz për fëmijën e saj ende të palindur. (A2 Televizion)