Video-loja e famshme kapërcen kuotën e 1 miliard shkarkimeve në celularë

Nga A2 CNN
27 Mars 2021, 20:21 | Teknologji
Video-loja e famshme kapërcen kuotën e 1 miliard shkarkimeve në

“PUGB Mobile” ka regjistruar 1 miliard shkarkime nëpër celularë, në të gjithë botën. Lajmin e ka bërë të ditur kompania Tencent.

Kjo video-lojë, që nga prezantimi i saj në vitin 2018, është një nga më të famshmet në planet dhe në vitin 2019 u bë më fitimprurësja mes video-lojrave për celularë.

Zhvilluesit e saj vazhdojnë të shtojnë të reja në këtë lojë, përfshirë këtu edhe harta.

Ndërsa në fillim të vitit, Tencent njoftoi se do të prezantonte edhe një lojë të re: PUBG: New State. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/18/video-loja-qe-po-dominon-celularet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos