Grabitën 3 milionë euro në Rinas, Prokuroria shpall pretencën

Nga A2 CNN
18 Janar 2019, 12:25 | Kronikë
Grabitën 3 milionë euro në Rinas, Prokuroria shpall

Prokuroria e krimeve të rënda ka shpallur sot pretencën për grabitjen e 3 milion eurove në Rinas.

Grupi kriminal akuzohet, përtej ngjarjeve në Rinas, për tre grabitje në banka, ndër to ajo e Union Bank në zonën e stacionin të trenit në kryeqytet.    

Në detaj, Prokuroria ka kërkuar 20 vjet për të akuzuarin Dash Kupa, Ernest Kupën me 19 vite e 8 muaj,  Neim Avdyli me 20 vjet, Fatjon Xhyliu 16 vite burg dhe Dritan Sinani me 16 vjet burg.

Për Ditjon Memlikën dhe Admir Cerpja,  të dy të cilësuar si  bashkëpunëtorë të drejtësisë,  janë kërkuar 5 vjet e 8 muaj dhe 5 vjet e 8 muaj.

Ndërkohë,  Aleksander Murataj, i cilësuar si organizator i grupit dhe për të cilin kërkohen 24 vjet,  është ende në kërkim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos