Vidhet piktura e Van Gogh edhe pse vendi është në karantinë nga koronavirusi

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 16:42 | Bota
Vidhet piktura e Van Gogh edhe pse vendi është në karantinë

Një pikturë e njohur e Van Gogh-ut u vodh mbrëmjen e djeshme nga një muze i famshëm holandez, gjatë orëve që në fuqi kishte hyrë ndalim qarkullim për shkak të epidemirsë së koronavirusit.

Piktura “Lentetuin” ose e njohur ndryshe “Kopshti Pranveror” është krijuar në vitin 1884 ishte marrë me qira nga muzeu i Groninger.

“Jemi shumë të nevrikosur dhe mërzitur për këtë ngjarje të rëndë” deklaroi drejtori i Muzeut Sinder, Evert Van Os në një konferencë për shtyp ku dha lajmin për vjedhjen e pikturës së piktorit të njohur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos