
Rriten me ritme tepër të larta, shifrat e pandemisë koronavirus në botë. Më shumë se 737 mijë persona janë prekur nga virusi me prejardhje nga Kina, ndërsa numri i viktimave shkoi mbi 35 mijë. Rreth gjysma e popullatës së botës po jeton nën izolim, pasi konsiderohet mënyra e vetme për të frenuar përhapjen deri në gjetjen e një kure apo vaksine.
Evropa është kontinenti më i prekur, por Shtetet e Bashkuara janë konfirmuar si epiqendër e pandemisë. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për një tragjedi të mundshme në Afrikë, kontinent ku shpesh mungojnë dhe materialet bazike për një jetë normale. Azia duket se është në fund të kësaj pandemie. Kina, Koreja e Jugut dhe shumë shtete të tjera kanë raportuar shumë pak raste të reja me Covid-19, shumica prej tyre të importuara nga Evropa. (A2 Televizion)