Vijojnë protestat për rritjen e çmimeve, qytetarët me 3 skenarë

Nga A2 CNN
19 Mars 2022, 11:30 | Aktualitet

Është duke u mbajtur këtë të shtunë në Tiranë protesta e tetë kundër rritjes së çmimeve në vend. Me mijëra qytetarë u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshuan drejt kryeministrisë me pankarta në duar.

Ka pasur disa skenarë për protestën e së shtunës. Një skenar ishte ngritja e disa çadrave pranë kryeministrisë, skenari i dytë ishte që protestuesit të qëndronin 24 orë në shesh, ndërsa skenari i tretë, protesta të vazhdueshme çdo ditë para kryeministrisë në orën 17:00.

Ndërkohë, për këtë protestë, policia ka shtuar masat për mbarëvajtjen e protestës, duke u vendosur në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Nga Durrësi, Rama është shprehur se qeveria është duke bërë atë që nuk po e bën asnjë shtet tjetër sa i përket çmimit të energjisë.

“Ne po bëjmë atë që asnjë vend se ka bërë akoma. Pash që Franca ka bërë një kompensim, por jo të plotë. Ne po bëjmë kompensimin e plotë të faturës së energjisë. Ne sot jemi në mars dhe të gjitha problemet i kemi përpara. Kjo do të thotë se do të shkundim të gjithë buxhetin e shtetit që të mos vijë te ju. Jam dakord që janë rritur kostot, por kjo ka ardhur si pasojë e krizës së përgjithshme”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/19/protesta-ne-tirane-rama-takon-fermeret-ne-durres-duhet-te-bashkoheni/
https://a2news.com/2022/03/19/rama-kane-ndaluar-ndertimet-po-bejme-ate-qe-se-ka-bere-askush/
https://a2news.com/2022/03/19/nuk-me-rrihet-pa-shkuar-andej-ketej-rama-do-ta-paguaj-nga-xhepi-naften/

A2 CNN Livestream

Latest Videos