Komisioni Europian: Shqetësimet e shqiptarëve mbi rritjen e çmimeve, legjitime

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 08:34 | Aktualitet
Komisioni Europian: Shqetësimet e shqiptarëve mbi rritjen e

"Shtetasit shqiptarë, ashtu si edhe ato të gjithë Ballkanit Perëndimor dhe më tej, kanë shqetësime legjitime mbi rritjen e çmimit të karburantit dhe ushqimeve”. Ky është qëndrimi i Komisionit Europian pas protestave të ditëve të fundit në qytete të ndryshme shqiptare, si pasojë e rritjeve te çmimeve pas shpërthimit të konfliktit ushtarak në Ukrainë.

Duke iu referuar edhe arrestimeve të disa protestuesve dhe qëndrimet kritike të qeverisë ndaj protestave, Komisioni nënvizoi se ”mbajtja e standardeve të BE-së për sa i përket të drejtës për t’u mbledhur paqësisht, si dhe mbrojtja e grupeve më të prekura, janë kërkesa të domosdoshme dhe monitorohen me vëmendje. Të gjithë palët duhet të ruajnë qetësinë dhe vetëpërmbajtën”, thuhet në përgjigjen e saj ndaj pyetjeve mbi këtë çështje.

https://a2news.com/2022/03/14/kjo-eshte-protesta-me-e-turpshme-rama-nuk-do-te-hiqet-asnje-takse-nga-nafta-sa-te-jem-une-ketu/

Komisioni shtoi se rritja e çmimeve vjen si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe jo nga sanksionet ndaj Moskës, dhe vlerësoi hapat e Tiranës zyrtare për të monitoruar çmimet bazë me disa komisione të posaçme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/12/protesta-ne-te-gjithe-vendin-banoret-bllokojne-rruget-dhe-kerkojne-uljen-e-cmimeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos