Nuk reshtin sulmet drejt bazave ushtarake në Irak. Sipas burimeve, të paktën 4 ushtarë irakianë janë plagosur në bazën e rëndësishme të Balad, rreth 50 kilometra nga Bagdadi, brenda së cilës ka edhe një kontingjent të forcave ajrore amerikane.

Sulmet kulmuan me hedhjen e 6 predhave me mortajë, që ranë në një rrugë në brendësi të bazës. Të enjten një raketë e ardhur nga rajoni verior i Salahudinit kishte shpërthyer në afërsi të bazës.
Ky është sulmi i fundit ndaj forcave irakiane dhe amerikane pas 22 raketave të hedhura nga forcat iraniane në bazat e Erbil dhe al-Asad si përgjigje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani. (A2 Televizion)