Vijon hetimi ndaj 7 ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese

Nga A2 CNN
7 Korrik 2022, 14:58 | Aktualitet
Vijon hetimi ndaj 7 ish-anëtarëve të Gjykatës së

Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e SPAK për të pushuar hetimin ndaj 7 ish-anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Gjykata ktheu dosjen në SPAK për 4 muaj të tjerë për plotësim të hetimit me veprime të tjera hetimore.

Sipas këtij vendimi, SPAK do të vijojë hetimin për ish-anëtarët e Kushtetueses, Besnik Imeraj e Gani Dizdari dhe ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ish-anëtarët Edmond Islamaj, Tom Ndreca, Guxim Zenelaj e Aleksandër Muskaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos