
Shkon në 9 numri i viktimave në Kosovë për shkak të pandemisë koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 36 raste të reja me Covid-19, ndërsa në total janë prekur 423 persona.
Serbia është një tjetër shtet i rajonit që raporton përkeqësim të situatës. Virusi pandemik u ka marrë jetën 99 personave dhe ka prekur më shumë se 4400 vetë.
Qeveria serbe ka ndaluar dhe eksportimin e ilaçeve për 30 ditë. Situatë dramatike paraqitet dhe në Maqedoni të Veriut, ku vetëm ditën e sotme u raportuan 66 raste te reja, duke e çuar në 974 numrin e të infektuarve. Ndërsa 44 persona kanë humbur jetën nga Covid-19.
Ndërkohë, Greqia ka ndaluar me sukses përhapjen e virusit pandemik, pasi prej ditësh nuk ka pasur pak raste të reja. Shteti helen raporton 2192 të infektuar dhe 102 viktima. (A2 Televizion)