Vijon zjarri në përmasa të mëdha në Dukat

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 17:32 | Aktualitet
Vijon zjarri në përmasa të mëdha në Dukat

Vijojnë zjarret e qëllimshme në rrethin e Vlorës. Një zjarr me përmasa të madha është duke u përhapur në zonën e fshatit Dukat.

Zjarri i ndihmuar dhe nga era vijon të djegë kryesisht shkurre që ka mali i Dukatit. Për shuarjen e flakëve kanë shkuar forcat e zjarrfikësve, por dhe banorë.

Ditën e sotme, ka pasur disa vatra zjarri në rrethin e Vlorës, ku para dy orësh në Jonufër, zjarrfikësit kanë shuar një tjetër vatër zjarri.

Sipas zjarrfikësve, kjo është dhe periudha ku barinjtë apo dhe personat që kërkojnë të mbijë bari i ri  i vendosin zjarrin, por pa menduar pasojat që ai mund të shkaktojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos