Viktima nga ekzorcizmi i bërë vetë, Kisha Ruse: Largimin e djallit lërjani ekspertëve

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 09:28 | Bota
Viktima nga ekzorcizmi i bërë vetë, Kisha Ruse: Largimin e

Kisha Ortodokse Ruse ka paralajmëruar mbi rrezikun e ekzorcizmit të bërë vetë, pas disa rasteve fatale të shkaktuara nga familjarë që tentuan t’i nxirrnin djallin të afërmve të tyre.

Sipas saj, ekzorcizmi u duhet lënë në dorë vetëm priftërinjve.

Të paktën dy persona, të cilët mendohet se ishin të pushtuar nga shpirtrat e këqinj, u vranë nga familjarët e tyre në vitin 2019. Njëri prej rasteve ishte një djalë 9-vjeçar, i cili u fshikullua me kamxhik dhe u mbyt nga i ati, në përpjekje për “t’i nxjerrë demonin” nga trupi.

Ndërkohë, në vitin 2011, një grua 26-vjeçare vdiq pasi prindërit e detyruan që të pinte 5 litra ujë të bekuar, në mënyrë që t’i ikte dashuria për burrin e saj, i cili, sipas prindërve, ishte djalli. Prindërit u futën në çmendinë.

Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, ka thënë se vetëm “priftërinjtë e fortë shpirtërisht” duhet të bëjnë ekzorcizëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos