Viktimat e abuzimit seksual nga Kisha Katolike Franceze nuk gjejnë paqe, kërkojnë kompensim financiar

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 10:50 | Bota
Viktimat e abuzimit seksual nga Kisha Katolike Franceze nuk gjejnë paqe,

Nga viti 1950 deri në vitin 2020, rreth 330.000 të mitur ishin viktima të abuzimit seksual nga klerikët ose laikët brenda Kishës Katolike Franceze. Ky zbulim rrëqethës u publikua më 5 tetor 2021 nga Komisioni i Pavarur për Abuzimin Seksual në Kishën Katolike Franceze. Por tani, viktimat e abuzimit seksual kërkojnë kompensim financiar.

"Ne po kërkojmë drejtësi. Drejtësi financiare. Ne nuk kemi më drejtësi civile. Ne duam njohjen e asaj që kemi kaluar, kërkojmë që viktimat të mbështeten në të njëjtën masë siç kanë vuajtur dhe janë ende duke vuajtur, mendërisht dhe moralisht”, tha për Euronews, Nancy Couturier, një prej viktimave. Ajo u sulmua dhe u përdhunua që fëmijë dhe ishte personi i parë që u mor me Komisionin për Njohje dhe Dëmshpërblim.

Shuma maksimale e kompensimit në dispozicion është 60.000 euro, por kjo për avokatin e shoqatës së viktimave nuk mjafton. Në një deklaratë për Euronews ai tha se kompensimi duhet të pasqyrojë shkeljet e kryera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos