Luks në Liqenin e Komos, vila në filmin “House of Gucci” jepet me qira

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2021, 10:25 | Lifestyle

Vila luksoze që është përdorur në filmin “House of Gucci” është e disponueshme për t’u marrë me qira nga kushdo që ka mundësi.

Prona, që ndodhet në Liqenin e Komos (Itali), shfaqet disa herë në filmin e ri, ku interpreton edhe Lady Gaga.

Vila Balbiano është listuar në Airbnb dhe është një nga rezidencat më të mëdha të zonës, me 6 dhoma gjumi dhe 6 tualete. Gjithashtu, ka edhe një pishinë në ambientet e jashtme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos