Vin Diesel shoqëron drejt altarit vajzën e Paul Walker

Nga A2 CNN
23 Tetor 2021, 19:16 | Showbiz

Vin Diesel, një nga miqtë më të mirë të aktorit të ndjerë Paul Walker, ka shoqëruar vajzën e këtij të fundit në altar drejt martesës, si shenjë e pathyeshme e miqësisë mes aktorëve.

Meadow Walker ka finalizuar dashurinë me partnerin e saj në Republikën Domenikane në fillim të këtij muaji.

Ka qenë vetë 22-vjeçarja që e ka zbuluar këtë detaj përmes një postimi të ndjerë në Instagram.

Ajo ka deklaruar për Vogue, se për shkak të pandemisë, familja e partnerit të saj nuk ka mundur të jetë e pranishme në ceremoni.

Aktori Paul Walker u nda nga jeta në nëntor të 2013-ës, pas një aksidenti tragjik me makinë në Kaliforni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos