
Tre infermieret britanike që publikuan një foto të tyre gjatë punës në spital të veshura me qese plastike për t’u mbrojtur nga koronavirusi, rezultuan të prekura nga virusi vdekjeprurës.
Stafi në vijën e parë të luftës kundër pandemisë në Spitalin Northwick Park u detyrua të vishte qese plastike në tentativë për t’u mbrojtur për shkak të mungesës së pajisjeve bazë mjekësore.
Burime për The Daily Telegraph, deklaruan se tre infermieret që bënë xhiron e botës me foton e tyre tashmë rezultojnë pozitive me Covid-19.
Një zëdhënës i spitalit konfirmoi lajmin dhe deklaroi se po bëhet të gjitha përpjekjet që stafi mjekësor të ketë të gjitha pajisjet e duhura. Ai shtoi se raste të infektimit të infermierëve apo mjekëve me koronavirus raportohen në spitalet e të gjitha vendeve të botës. (A2 Televizion)